Kosovë Lajme Politikë

Kurti: Kosova e ka qeverinë, e ka edhe u.d presidenten i mungon veç Kuvendi, nga java e ardhshme komunikojmë me bllokun opozitar

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje u deklarua pas rezultatit prej 42.92% në bazë të numërimit të votave sipas Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kurti ka uruar simpatizantët e Vetëvendosjes për fitoren.

“Urime edhe një fitore e radhës e VV-së. Për më pas se 7 vjet kjo është fitorja e pestë e Vetëvendosjes. Kemi ftuar më 2019, 2021, dy herë më 2025 e fituam përsëri më 2026. E pra, të dashur qytetarë ky është edhe një konfirmim i radhës që së paku kjo dekadë e unë besoj edhe shumë më shumë se kaq është e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj edhe në këto zgjedhjet e pesta parlamentare, për më pak se shtatë vjet u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë., tha Kurti.

“Ju falënderoj nga zemra e jam përjetësisht mirënjohës për këtë mund që keni bërë që Vetëvendosje të vazhdojë me qeverisjen e saj të mbarë e të mirë demokratike. Ku ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit e të kufijve, me mirëqenien e qytetarëve ku bëjmë bashkë edhe punëtorët, edhe ndërmarrjet, edhe infrastrukturën edhe bujqësinë i bëjmë bashkë edhe kujdesin për nëna e fëmijë, e edhe ata për bura e pleq e për djem e vajza pa dallim”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për këtë përkrahje të pa rezervë në secilën sfidë që kemi pasur. Pra s’ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur e kemi realizuar, sepse tash ka shtet për krejt e ne jemi krejt për shtet. Numri 116 ishte fitues më 28 dhjetor, 116 është sërish fitues. Faleminderit që ja keni qit pikën me numrin 116. Dua t’ju falënderoj edhe për këto ditët e fundit kur keni marrë pjesë nëpër tubimet tona, e keni zhvilluar takime që i dimë e nuk i dimë gjithnjë në funksion të mobilizimit të qytetarëve për të votuar atë që është zgjedhje e zgjidhje e në këtë mënyrë e keni mbajtur gjallë e lartë shpresën e popullit, por edhe punën tonë që i shërben popullit”.

“Faleminderit pë rata që kanë bërë qindra e mijëra kilometra për të pritur e për të votuar, edhe për ata nga vendet ku ndodhen në mërgatë kanë ardhur në Kosovë që sot të na bashkëngjiten në votim, fitore e në festim”.”

“Kosova e ka edhe presidenten, e ka edhe u.d e presidentes Albulena Haxhiu dhe më besoni të dashur qytetarë që pavarësisht sa festojmë sonte, nesër në 8 të mëngjesit krejt Qeveria janë në punë, secili ministër e zv/ministër të gjitha ekipet tona e unë si kryeministër e zyra e presidentes me krejt ekipin e saj në 8 mëngjes janë të gjithë në punë . Ajo çka i mungon shtetit të Kosovës nuk është as Qeveria, e as Presidenca, Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë, ne të gjithë shkojmë në punë n 8 e ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojnë sa më shpejtë në punë, prandaj urojmë që legjislatura e 11-të të fillojë e kjo varet nga certifikimi i rezultateve. Natyrisht se javën e ardhshme do të komunikojmë e do ti takojmë të gjitha subjektet politike të Kosovës sepse ne kemi interesin publik para të gjithave, e Republikën sovran e të pavarur të Kosovës të cilës i shërbejmë me devotshmëri. Pra llogaritni në në jo vec në punën që bëjmë por në bashkëpunimin që do të bëjmë. Sonte do kremtojmë, por nesër mos harroni: n’8 mëngjes në punë krejt. Krejt punët e nisura do t’i kryejmë me dinamikë të njëjtë. Krejt për shtet për krejt”shtoi Kurti.