Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dhënë detaje për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.
Costa në rrjetin “X” ka shkruar:
Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor.
Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit.
Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate.
Ndryshe Costa, pritet ta vizitojë Prishtinën më 3 qershor.
Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Gjithashtu do të takohet edhe me krerët e partive opozitare.
“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, konfirmon Këshilli Evropian.
Kjo vizitë e Costas vjen në prag të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Costa do të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të rajonit.
