Kosovë Kronikë Policore Lajme

“Një person me rroba të zeza dhe me kapelë”, detaje të reja nga vrasja në Prishtinë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku mbeti i vrarë Agron Hajdari, rreth 40-vjeçar.

Sipas burimeve, personi i dyshuar për kryerjen e krimit vazhdon të jetë në arrati. I dyshuari ishte i veshur me rroba të zeza dhe mbante kapelë në momentin e të shtënave me armë zjarri.

Pas sulmit, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.