Të martën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 33°C, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.