Kosovë Lajme Politikë

Sulme ndaj Abdixhikut përmes rrjeteve sociale, LDK i drejtohet policisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se sipas tyre profile të rrejshme kanë sulmuar kandidatin për Kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhikun, përcjell KFVAgency.com

Sipas njoftimit të LDK’së, partia do i drejtohet Policisë së Kosovës për t’i trajtuar me urgjencë këto sulme.

“Përmes rrjeteve të profileve të rreme, ndërhyrjeve të automatizuara dhe aktivitetit të sinkronizuar manipulativ, që ngjajnë brenda pak minutash, po tentohet të krijohet artificialisht perceptimi publik dhe të ndërtohet paraprakisht infrastruktura propagandistike për një fushatë të ardhshme të atakimit dhe diskreditimit politik, thuhet në reagim.LDK vlerëson se kemi të bëjmë me një formë të organizuar të ndërhyrjes hibride në komunikimin publik dhe procesin demokratik në vend. Për këtë arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta adresojë sërish këtë çështje sot në mëngjes në Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar trajtim serioz, profesional dhe urgjent të këtij aktiviteti të rrezikshëm”, thuhet në reagim.

LDK thekson se Kosova nuk guxon të lejojë që debati demokratik të zëvendësohet me manipulim digjital, propagandë anonime dhe sulme të organizuara ndaj komunikimit politik të lirë.

POSTIMI