Kosovë Lajme Shëndetësi

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Një rast i rëndë është shënuar mëngjesin e të mërkurës në Malishevë, ku një foshnje dyjavëshe është dërguar pa shenja jete në QKMF.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se njësitet i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””, tha ai.