Vjosa Osmani ka njoftuar se listës së saj i është bashkuar profesor i UP-së, Bardhyl Hasanpapaj.
Osmani përmes një postimi në profilin e saj ka vlerësuar lartë Hasanpapajn.
“Me Dr.sc. Bardhyl Hasanpapajn, rrugëtimi ynë nuk filloi në politikë. Filloi në vitin 2001, si dy studentë të rinj që bartnim ëndrra të mëdha dhe përfaqësonim Universitetin e Prishtinës në garat më prestigjioze ndërkombëtare të drejtësisë. Jam e lumtur që edhe sot kemi pranë njerëz si Bardhyl Hasanpapaj, që me dije, integritet dhe përkushtim i japin forcë vizionit tonë për të ardhmen”, ka shkruar Osmani.
