Kosovë Lajme

Haxhiu e largon flamurin dardan nga Zyra e Presidencës?

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në adresimin e saj të fundit, ku iu drejtua diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka vendosur ta largojë flamurin dardan nga Zyra e Presidencës.

Haxhiu, e cila ka marrë detyrën pasi ish-presidentja Vjosa Osmani përfundoi mandantin, të gjitha takimet që nga ajo ditë i ka zhvilluar me dy flamujt, por në video-mesazhin e fundit, duket se ka vendosur ta heq flamurin dardan nga zyra, meqenëse në videon e postuar nuk shihet flamuri në video.

Nuk dihet akoma nëse flamuri është larguar përkohësisht dhe pse Haxhiu ka vendosur të veprojë në këtë formë.