Kosovë Kronikë Policore Lajme

Vrasja e 30-vjeçarit, Spitali i Gjakovës: Viktima u pranua pa shenja jete

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dalë me një njoftim rreth vrasjes së të riut, Rexhë Brahimaj.

Përmes njoftimit zyrtar në rrjetin social Facebook, spitali njofton se viktima kishte mbërritur në spital rreth orës 02:35, por pa shenja jete.

“Menjëherë janë ndërmarrë masat reanimatore nga ekipi mjekësor në Emergjencë, por pa rezultat. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar në orën 03:10. Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

POSTIMI

Kurse, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e R.B. është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit zyrtar, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.