Gjermania i kërkon lëvizje Kurtit: Formoni qeverinë tani!

 

 

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës.

Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde, transmeton KFVA.

Në takim, sipas njoftimit të ZKM-së ditën e djeshme, u bë e ditur se Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhej në njoftimin e ZKM-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…