16 mijë e 933 votues të cilët kanë arritur moshën 18 vjeç do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas prezantimit të listës preliminare të votuesve për këto zgjedhje e cila përmban 2 milionë e 92 mijë e 202 votues.
“Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është: 22,131 votues, prej të cilëve: • 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.
“ Prej tyre 8,755 (51.70 %) janë meshkuj, ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra; dhe 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës”, u bë e ditur në këtë mbledhje.
