Kronikë Policore Lajme Shqipëri

Reagon shkolla e nxënësve pas tragjedisë në Durrës: Humbje për gjithë komunitetin

Pas ngjarjes tragjike në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ka reaguar edhe shkolla e tyre, duke shprehur dhimbje të thellë për humbjen e nxënësve.

Në mesazhin e saj, shkolla thekson se kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet, por për gjithë komunitetin dhe këdo që i ka njohur, teksa u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte.

Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe