Një 32-vjeçar nga Romaja e Prizrenit ka vdekur të mërkurën pas një aksidenti të rëndë në trafik.
“Pa u bë një javë nga aksidenti fatal që ndodhi në fshatin Vlashnje ku humbi jetën një 21-vjeçare, mbrëmë rrth orës 18:00 në rrugën Gjonaj-Landovicë, ka ndodhur edhe një aksident i ri për fat të keq me fatalitet”, tha Salihu në Klan Kosova.
Salihu bëri të ditur se vdekja e 32-vjeçarit, Zekë Qenaj erdhi si pasojë pasi motoçikletën të cilën po e drejtonte u përplas me një automjet.
Sipas Salihut, edhe shoferi i automjetit ka pësuar lëndime por është jashtë rrezikut për jetë.
