Policia e Kosovës ka arrestuar një mësimdhënës të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur në një fshat të Klinës më 03.05.2026.
Rastin e ka konfirmuar, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.Sipas Gashit, prindi i nxënëses së mitur ka raportuar se mësimdhënësi e ka ngacmuar vajzën e tij më 30.04.2026.
Qemajl Sejdia, drejtor i Arsimit në Klinë, tha se kanë marrë informatën nga shkolla se mësimdhënësi ka munguar në shkollë sot, më 04.05.2026.
“Më vonë jemi njoftuar prej Policisë se rasti është në Polici dhe Prokurori. Tash po presim, çka vendoset. Kaq është informacioni që kemi.” – tha Sejdia.
Sejdia kur është pyetur nëse e kanë proceduar rastin në Komision Disiplinor të Komunës, tha se “kur të kthehet raporti zyrtar, atëherë ne marrim vendime në bazë të rregulloreve në fuqi./
