Kosovë Lajme Politikë

Hakohet sistemi i Doganës – A do të rritet çmimi i zhdoganimit të veturave në Kosovë?

Dogana e Kosovës ka njoftuar se është hakuar sistemi për vlerësimin doganor të automjeteve.

Sipas Doganës së Kosovës, pas një sulmi kibernik, sistemi jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën ka qenë cak i sulmit.

Ky sulm, ka bërë që Dogana e Kosovës nga sistemin që kanë përdorur deri tani “Schwacke” për vlerësimin e autojmeteve për zhdoganim, kanë kaluar në sistemin e vjetër DAT (Deutsche Automobil Treuhand), e që kjo mund të ndikoj në rritjen e çmimit doganor për automjtetet që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës, drejt Kosovës.

“Si pasojë e këtij sulmi, qasja në këtë platformë është ndërprerë në nivel evropian dhe më gjerë, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj për një periudhë të caktuar kohore” thuhet në njoftimin e Doganës.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏Ë𝐑 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐔𝐍 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐀𝐋Ë𝐓 𝐄 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒𝐔𝐀𝐑𝐀

Dogana e Kosovës njofton publikun dhe të gjitha palët e interesuara se platforma për vlerësimin e automjeteve të përdorura Schëacke, e cila është përdorur deri më tani për qëllime të vlerësimit doganor, ka qenë objekt i një sulmi kibernetik.
Si pasojë e këtij sulmi, qasja në këtë platformë është ndërprerë në nivel evropian dhe më gjerë, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj për një periudhë të caktuar kohore.
Në këto rrethana, me qëllim të sigurimit të vijimësisë së procedurave doganore dhe shmangies së vonesave në zhdoganimin e automjeteve, Dogana e Kosovës ka kaluar në përdorimin e platformës 𝐃𝐀𝐓 (𝐃𝐞𝐮𝐭𝐬𝐜𝐡𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐦𝐨𝐛𝐢𝐥 𝐓𝐫𝐞𝐮𝐡𝐚𝐧𝐝), e cila operon me standarde të njëjta profesionale dhe ofron të dhëna të besueshme për vlerësimin e automjeteve.
Dogana e Kosovës siguron se të gjitha veprimet e ndërmarra janë në funksion të lehtësimit të tregtisë, evitimit të pritjeve dhe mbrojtjes së interesit publik.
Për çdo ndryshim të mëtejmë, publiku dhe palët e interesuara do të njoftohen me kohë.

POSTIMI