Kosovë Lajme Politikë

Nagavci: LVV tërheq kandidatët, opozita të sjellë tre emra jashtë skenës aktuale politike

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deri më tani nga subjektet opozitare nuk është depozituar asnjë nënshkrim për zgjedhjen e presidentit.

Nagavci tha se LVV është e gatshme t’i ofrojë opozitës pjesën tjetër të nënshkrimeve që do t’u nevojiteshin kandidatëve të saj për të hyrë në garë.

“S’ mjaftojnë vetëm deklaratat. Unë kam pritur të më ofrohen 15 nënshkrimet e LDK-së në mënyrë që ne të ofronim nënshkrimet tjera”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, nëse opozita do të sillte kandidatura nga partitë e tjera, dy kandidatët e LVV-së do të tërhiqeshin.

“Duam emra që nuk vijnë nga skena aktuale politike. Emra që kanë kontribut atdhetar për Republikën e Kosovës. Ne hapim rrugë nëse na vijnë këta emra dhe i heqim emrat tanë”, tha Nagavci.