Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e veçantë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, me një minutë heshtje.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.
Valjet Rexhepi, nipi i tij, shkroi në Facebook se Qosja vdiq dhe u varros të enjten në një ceremoni private familjare.
“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!” shkroi Rexhepi.
