Kosovë Lajme Politikë

Kurti asnjë fjalë- Shefja e GP të VV’së thotë se kanë shtyrë afatin për emrat për president nga opozita

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëevendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se partia e saj ka bërë hapa konkretë për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dje e bëri edhe një hap tutje për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në zgjidhjen e presidentit, duke hequr dorë nga kjo pozitë dhe duke ftuar dy partitë më të mëdha opozitare që të vijnë me 3 propozime të kandidaturave unifikuese jashtë skenës politike, me integritet e kontribut të dëshmuar.Përtej deklaratave në media e rrjete sociale nga PDK e LDK, deri më tani, ne nuk kemi pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret karshi ofertës sonë për t’i dhënë vendit një president konsensual e unifikuee”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka kërkuar nga opozita që t;i siguroj nënshkrimet e të gjithë deputetëve për kandidatët e propozuar.

“Për shkak të peshës së situatës dhe rëndësisë së afateve, ne mbesim në pritje të propozimeve konkrete edhe sonte, dhe i ftojmë edhe njëherë PDK-në e LDK-në që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës me propozimin e 3 emrave, dhe t’i vënë në dispozicion nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tyre dhe t’i japim fund krizës dhe t’i ofrojmë qytetarëve stabilitetin institucional që vendi e meriton”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka thënë se “në të njëjtën kohë, ajo ka kërkuar që opozita të sigurojë nënshkrimet e të gjithë deputetëve të saj për kandidatët e propozuar, me qëllim që të arrihet një marrëveshje dhe t’i jepet fund krizës politike”.

POSTIMI