Kosovë Kronikë Policore Lajme

Pak para fjalës përfundimtare në rastin Banjska, “blindohet” Gjykata nga Njësia Speciale (VIDEO)

Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë sot aktgjykimin në rastin Banjska ndaj Bllagoje Spasojeviqit, Vlladimir Tolliqit dhe Dushan Maksimoviqit, të akuzuar për sulmin e armatosur në komunën e Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Para se të nis seanca, në Pallatin e Drejtësisë janë parë një numër i shtuar i Njësisë Speciale të Policisë, duke rritur kështu sigurinë para se të jepet vendimi.

Seanca pritet të nisë në orën 15:00.


POSTIMI