Kosovë Lajme

Vëllai i Liridones me thirrje: Mos publikoni video nga provat e rastit të diskutuara në gjykatë, po e denigroni figurën e motrës

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi u ka bërë thirrje mediave në Shqipër që të mos publikojnë video nga provat e rastit të diskutuara në gjykatë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ademaj tha se me publikimin e tyre po denigrohet figrua e motrës së tij.

“Këto prova kanë pasur vetëm një qëllim, të dëshmojnë dhe të vërtetojnë vrasjen e motrës sonë”, shkroi ai mes tjerash

Postimi i plotë:

Lutje për mediat në Shqipëri
Të nderuar përfaqësues dhe drejtues të mediave në Shqipëri,
Ne, si familje, jemi informuar se kanë filluar të qarkullojnë video nga provat e rastit të diskutuara në gjykatë.
Në Kosovë kemi kërkuar nga mediat që prova të tilla të mos publikohen dhe kemi hasur në një bashkëpunim shumë të mirë.
I lusim të gjitha mediat, gazetarët, komentuesit, blogerët dhe influencerët në Shqipëri që t’i largojnë nga platformat e tyre këto video dhe të mos i shfaqin në televizione.
Këto prova kanë pasur vetëm një qëllim, të dëshmojnë dhe të vërtetojnë vrasjen e motrës sonë. Ky qëllim tashmë është arritur dhe qarkullimi i tyre e denigron figurën e motrës sonë, krijon kujtime të tmerrshme për fëmijët e saj, të cilët nënën e tyre duhet ta kujtojnë ashtu siç ishte në jetë, dhe i shërben vetëm kureshtjes së publikut, e jo interesit publik.
Prandaj, ju lutemi shumë që ta dëgjoni thirrjen tonë.
Me respekt,
Leonard Ademaj me familje