Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km, sipas abcnews.al.
Deri tani nuk janë raportuar dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës, shkruan Protothema.
Sipas kryetarit të bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, tërmeti ishte i fortë dhe zgjati shumë.
Deri në këtë moment, në të njëjtën zonë, pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8.
