by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është edhe kandidate e LDK-së për deputete, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të VV-së, Armend Muja, pas konferencës që mbajti sot për importin e rrymës nga Serbia.
Ymerin tha se Muja vetë e pranoi se Kosova importon rrymë nga Serbia.
Sipas saj, eksponentët e VV-së po hedhin fajin mbi KESCO dhe KEK lidhur me këtë çështje, për të hequr përgjegjësinë nga pushteti.
“Ai e ka pranuar se energjia elektrike po importohet nga Serbia. KOSTT, operatori i tregut është i njoftuar për çdo import dhe eksport të energjisë elektrike përfshirë keqpërdorimet. ZRrE nga ana tjetër, monitoron të gjithë sektorin energjik, pra faji po hidhet te KESCO dhe KEK për të hequr përgjegjësinë nga pushteti”, tha ajo.
Muja sot tha se pretendimet e opozitës se u importua rrymë nga Serbia edhe më 28 nëntor janë propagandë e ndytë, duke shtuar se importi nga ky vend është minimal dhe nuk ka ndikim në furnizimin e vendit.
Kujtojmë se ishte Ymeri ajo që e zbuloi mbi një javë më parë, se më 28 nëntor, Kosova furnizohej me rrymë nga kompania e Vuk Hamoviqot dhe përkundër që mohohej një gjë e tillë, ky shtet figuron në Doganë.
Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan.
Mendimi për motin – 4.12.2025 Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) i ka bërë thirrje kryeministres italiane Giorgia Meloni që të “rishqyrtojë” një propozim për të deklaruar se rezervat e arit të mbajtura nga banka qendrore e vendit i përkasin popullit italian. Në një opinion të publikuar të mërkurën, BQE paralajmëroi se çdo ligj që mund të ndikojë statusin juridik
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”. “Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci. I pyetur
Marrëveshja e paqes mes Ruandës dhe Kongos në Uashington, Trump: Një mrekulli, ndihem i privilegjuar
Presidenti amerikan Donald Trump ka kryesuar sot në Uashington ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, në një ndërtesë që së fundmi është riemërtuar në nder të tij. Megjithë tonin optimist të Trump, i cili e quajti dokumentin “një mrekulli”, luftimet e ashpra në lindje të
