by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara ka hyrë në fazën përmbyllëse, ku edhe vetë mbrojtjet e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë njoftuar zyrtarisht trupin gjykues se po e mbyllin paraqitjen e provave, shkruan Gazeta KFVA.
Të dy ekipet mbrojtëse kanë konfirmuar se nuk do të thërrasin më dëshmitarë dhe nuk do të paraqesin dokumente të reja.
Në parashtresat e dorëzuara mbrojtja e Thaçit thekson se në këtë etapë nuk ka materiale shtesë provuese, duke u thirrur në Rregullin 131 të Rregullores.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues,1Mbrojtja e Z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) konfirmon me anë të kësaj se, në këtë fazë, nuk ka më dëshmitarë për t’u thirrur dhe asnjë material tjetër provues për t’u paraqitur si pjesë e çështjes së Mbrojtjes. Rrjedhimisht, në përputhje me Rregullin 131 të Rregullores,2 Mbrojtja e mbyll çështjen e saj. Megjithatë, ky njoftim nuk cenon asnjë ndihmë të përshtatshme që Mbrojtja mund të kërkojë në lidhje me çështjet e provave që mbeten pezull para Trupit Gjykues.”, thuhet në publikimin e Parashtresës.

Në të njëjtën linjë, edhe mbrojtja e Krasniqit ka deklaruar se ka përfunduar paraqitjen e provave dhe nuk ka kërkesa të tjera për dëshmitarë të rinj. Të dy palët theksojnë se këto njoftime nuk cenuan të drejtën për të kërkuar ndihma procedurale të nevojshme lidhur me çështje të mbetura pezull.
““Mbrojtja e Jakup Krasniqit nuk ka ndërmend të thërrasë më shumë dëshmitarë ose të paraqesë ndonjë material tjetër provues si pjesë të çështjes së saj. Rrjedhimisht, në përputhje me Rregullin 131 të Rregullores, dhe Urdhrin e Trupit Gjykues, Mbrojtja e Krasniqit me anë të kësaj mbyll çështjen e saj. Ky Njoftim nuk cenon asnjë ndihmë të përshtatshme që Mbrojtja e Krasniqit mund të kërkojë në lidhje me çështjet e provave që mbeten pezull para Trupit Gjykues”, thuhet në parashtresë.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të gjykatës për të refuzuar shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve, çështje që ishte kërkuar nga mbrojtja.
Në seancën e fundit, si Prokuroria ashtu edhe mbrojtja propozuan ndryshime në afatet e mëparshme, duke kërkuar shtyrje të dorëzimit të dosjeve përfundimtare dhe të datave për fjalët përfundimtare. Kërkesa e tyre ishte që dosjet të dorëzoheshin deri më 30 janar dhe fjalët finale të mbaheshin 45 ditë më pas, në mesin e marsit.
Megjithatë, Gjykata Speciale miratoi vetëm pjesërisht kërkesat. Dje zëdhënësi i Dhomave të Specializuar, Michael Doyle, ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026.
“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes. Kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, është e mundur një zgjatje edhe për 60 ditë të tjera”, tha dje Doyle.
Pas kësaj, siç bën të ditur ai, Trupi Gjykues do të mbyll çështjen dhe do të hyjë në fazën e shqyrtimit për të arritur një aktgjykim.
Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, trupit gjykues i jepen së paku tre muaj kohë për hartimin e verdiktit. Bazuar në këtë afat, vendimi i shkallës së parë për Thaçin dhe të tjerët pritet të shpallet në fund të majit, ose më së voni në fillim të qershorit.
Ndërkaq ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë nga viti 2020.
Ata janë deklaruar të pafajshëm mbi akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniq dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Mendimi për motin – 4.12.2025 Reshje të shiut përfshinë vendin ditën e premtë, që herë herë lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Krejt lartë zonave malore parashihen mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 9C e 11C. Frynë erë verilindore 4-6m/s.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) i ka bërë thirrje kryeministres italiane Giorgia Meloni që të “rishqyrtojë” një propozim për të deklaruar se rezervat e arit të mbajtura nga banka qendrore e vendit i përkasin popullit italian. Në një opinion të publikuar të mërkurën, BQE paralajmëroi se çdo ligj që mund të ndikojë statusin juridik
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”. “Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci. I pyetur
Marrëveshja e paqes mes Ruandës dhe Kongos në Uashington, Trump: Një mrekulli, ndihem i privilegjuar
Presidenti amerikan Donald Trump ka kryesuar sot në Uashington ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, në një ndërtesë që së fundmi është riemërtuar në nder të tij. Megjithë tonin optimist të Trump, i cili e quajti dokumentin “një mrekulli”, luftimet e ashpra në lindje të
