Me fillimin e pushimeve verore, bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në Kosovë, duke shkaktuar një rritje të lehtë të qarkullimit në pikat kufitare, shkruan Gazeta KFVA.
Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar, deri mëngjesin e së dielës nuk është shënuar ndonjë fluks i madh të automjeteve në hyrje apo dalje të vendit. Në orën 06:55, pritjet në të gjitha pikat kufitare ishin të vogla – nga 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet në ditët në vazhdim me intensifikimin e ardhjeve nga diaspora. Qytetarët këshillohen të ndjekin informatat zyrtare për të udhëtuar më lirshëm dhe pa vonesa.

