Kosovë Lajme

Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

 

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, si pasojë e një zjarri afër tunelit në Stankovec të Maqedonisë së Veriut, shkruan KFVA.

Kjo pikë do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim tjetër.

“Sot, më datë, 07.07.2025  rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është  ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke  i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin  Bllacë – Shkup apo anasjelltas. Për këtë arsyeje nuk ka qarkullim  në hyrje të PKK Hani i Elezit.

Në ora 16:20  pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./KFVA/