Kosovë Lajme Politikë

Kurti flet me diasporën si të ishte çajtore: Ju që jeni avokatë, ejani në Kosovë e bëhuni prokurorë

Në një takim me diasporën shqiptare në Francë, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, u foli për sistemin e drejtësisë në Kosovë, çka la të kuptojë për mungesë cilësie dhe profesionalizmi te prokurorët.

Ai u tha të pranishmëve që nëse dikush prej tyre është avokat, ai si kryeministër është i interesuar që ata të kthehen në Kosovë e të bëhen prokurorë.

“Nëse dikush prej juve është avokat këtu, unë shumë kisha qenë i interesuar që të vijë e të bëhet prokuror në Kosovë,” tha ai.