Kush frikësohet nga pensionet? Ish-kreu i Trustit bën të qartë se fondet janë të sigurta!

 

 

Ymer Havolli, ish-kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura për rëniet e fundit të aseteve të Trustit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për humbje reale, por për lëvizje të zakonshme brenda cikleve të ekonomisë së tregut.

Havolli ka sqaruar se investimet e Trustit janë të orientuara për një afat të gjatë kohor dhe rëniet në tregjet financiare janë pjesë e natyrshme e funksionimit të tyre. Ai tha se rëniet e fundit tashmë janë duke u rikuperuar: “Rënia ishte deri në -9%, por tani ka shkuar në -3%. Kjo tregon rikuperim të tregut.”

Sipas tij, ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përhershme, por lëvizje ciklike që përfshijnë si rënie, ashtu edhe ringritje të vazhdueshme.

Ai përmendi se ngjarjet globale, si deklaratat politike apo vendosja e tarifave reciproke, ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e tregjeve.

“Aset menaxherët që mbajnë mjetet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj tyre. Ata ndërhyjnë në rast nevoje me prerje të humbjes, por zakonisht, nëse aksionet mbahen, rënia është e përkohshme dhe ka gjasa të rikuperohet brenda pak ditësh”, theksoi Havolli.

Ai apeloi për qetësi dhe mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se asnjë aset nuk është “zhdukur” dhe se fluktuacionet janë të pritshme në investimet afatgjata./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…