Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ia ka dërguar për herë të tretë, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Lumir Abdixhikut.
Në letrën e dëguar nga Kurti i lutet LDK-së për një koalcion qeverisës, duke i përmedur që VV nuk dëshiron koalicion me PDK-në, raporton Periskopi.
“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, thuhet në letrën e shkruar nga Kurti.
Haradinaj ka thënë se kjo është dashur të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve, dhe jo të priten 90 ditë.
“Nuk mundem me i komentuar ato letra, ato që i kanë thënë. Praktika është ai që i fiton zgjedhjet bënë konsulta me partitë tjera. Është dashur menjëherë pas zgjedhjeve, jo të priten 90 ditë. Është situatë e rëndë në Kosovë, po i harrojmë temat e tjera, rritja e çmimit të energjisë është bërë e problem i madh për prodhuesit dhe ne jemi vend që importojmë shumë. Kanë me pas zor me i mbajt punëtorët, jemi duke humbur kohë, duhet të kujdeset dikush për ta, nëse dobësohet prodhimi është rrezik për bilancin tregtar të Kosovë”, ka thënë Haradinaj, raporton Periskopi.
Haradinaj është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ftesë nga kryetari i VV-së, Albin Kurti se a do të pranonte.
“Për besë jam nxënë këto ditë me detyra qysh e dini nuk mbrri”,tha shkurt Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka treguar se kanë filluar konsultat me partitë opozitare për çështjen e komisionit.
“Unë jam i interesuar nga pak kemi filluar konsultat të reja mes partive opozitare që çështja e komisionit çështja deri në votë mos të ngecë. Por zgjidhja është një kandidatë unifikues. Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë duke gjetur një kandidatë ku do të votojnë LDK, PDK ose ne në këtë rast”, ka thënë Haradinaj
