“Fshije postimin dhe kërko falje” – Geci nxjerr në shesh WhatsApp-in me Konjufcën, godet Kurtin publikisht

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se është ftuar nga numri dy i LVV-së, Glauk Konjufca, në takim në mënyrë që të kërkojë votë nga vajza e tij, deputetja Marigona Geci, për kryekuvendarin.

Geci në emision ka thënë se kërkesa iu është parashtruar përmes një deputeti, shkruan Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

Një prej deputetëve është Arbër Rexhaj, e ka shti dikënd tjetër dhe më ka kontaktu. Një tjetër, s’po du me ja përmend emrin se e kam mik. Mik i jemi që kemi qenë në luftë me majtistët prej 1999. Më kanë thënë çfarë po kërkon dhe më kanë thanë po kërkojnë me u taku me ty udhëheqësit e LVV-së, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Unë i kam thanë atyre që unë nuk takohna me ta se s’kom për çka.

Më ka thirrë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar prej meje çfarë po don që ne ta bëjmë pushtetin dhe unë kam thanë, unë nuk jam ai që nuk e shes votën. Ata kanë tentu edhe në vitin 2021 me bë të njëjtën.

Tani është e njëjta, unë nuk jam ai që rrej. Ka qenë ora rreth 17:57 minuta, biseda ka qenë 13 minuta në telefon. Unë nuk lëshoj këso detaje, ju e dini”, ka thënë ndër të tjera Geci.

Ai ka bërë publike edhe bisedën 13 minutëshe me Konjufcën në ‘WhatsApp’. Ai tha se kërkesa e vetme e tij kishte qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre të familjes Geci dhe të kërkonte falje publike për të kaluarën.

Unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllait tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, tha ai. /KFVAgency.com/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…