Policia e Kosovës, ka paralajmëruar edhe njëherë në lidhje me një mesazh që po shpërndahet në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linqe të ndryshme.
Policia ka thënë se ky mesazh nuk është zyrtar.
“- Mos klikoni në linqe të dyshimta.
– Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
– Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
– Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
– Fshijeni menjëherë.
– Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
– Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.
Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, ka njoftuar Policia.
Postimi i plotë:
