“Granata” mbi stacionin e oksigjenit, del me reagim Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit

 

 

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit tha se objekti i dyshuar i hasur të mërkurën pasdite mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, ka rezultuar të jetë lodër për fëmijë.

“Dje, në orët e pasdites, ekipi kujdestar i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka vërejtur një objekt me pamje të ngjashme me granatë dore, i vendosur mbi kulmin e stacionit të oksigjenit, në hapësirat e spitalit. Për të garantuar sigurinë e stafit dhe pacientëve, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në vendin e ngjarjes”.

“Pas vlerësimit fillestar, Policia ka thirrur njësitin e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka ndërhyrë në mënyrë profesionale. Pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se objekti në fjalë ishte një “lodër për fëmijë, në formë granatë të dorës” dhe nuk paraqiste asnjë rrezik për sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…