Kosovë Lajme

Një aksident i kobshëm rrëmben një jetë të re – Prizreni vajton 25-vjeçarin nga Pouskë!

Pas gati tre javësh në gjendje kritike, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtin aksident kishte humbur jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në veturën e aksidentuar, raporton RTK në gjuhën turke.

Tumba ishte dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor deri në momentin kur ndërroi jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”