Përplasja finale: CDU/CSU dhe SPD gati për marrëveshje historike për koalicionin qeverisës!

Pritet marrëveshja e koalicionit: CDU/CSU dhe SPD mund të bien dakord këtë të mërkurë për krijimin e qeverisë. Doganat e reja nga SHBA dhe luhatjet e forta në bursë e rritën presionin ndaj negociatorëve.

CDU, CSU dhe SPD, sipas informacioneve të studios së ARD-së në Berlin janë në prag të marrëveshjes së koalicionit. Më parë agjencia e lajmeve Reuters dhe gazeta Bild duke iu referuar qarqeve të negociatorëve njoftuan, se të mërkurën pritet dakordësimi për marrëveshjen e koalicionit. Që mëngjesin e së martës (08.04.2025) politikanët e unionit konservator dhe ata socialdemokratë u shprehën optimistë, se ndodhen në prag të suksesit. Jemi në “metrat e fundit drejt finishit”, tha kryeministrja e Saarlandit, Anke Rehlinger (SPD) përpara se të fillonin bisedimet në selinë qendrore të CDU-së.

https://www.reuters.com/world/europe/germanys-cducsu-spd-parties-reach-agreement-coalition-government-ntv-reports-2025-04-08

Nën presion kohe

Një impuls të ri shtyse iu dhanë bisedimeve të koalicionit grindja për doganat në SHBA si dhe humbjet e ndjeshme të kurseve në bursë.

“Ka një vullnet të lartë për marrëveshje”. “Këto bisedime koalicioni zhvillohen tani krejt ndryshe nga sa ndodhi me bisedimet e koalicionit katër vjet më parë. Ne jemi nën presion kohor”, tha kryeministrja socialdemokrate e Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig. Në sfondin e gjendjes ndërkombëtare popullsia pret krijimin e shpejtë të qeverisë. “Në përgjithësi ka një vullnet të lartë për marrëveshje, kjo është evidente”, tha edhe drejtuesi i grupit parlamentar të unionit konservator, Thorsten Frei. Ai tha, se “është shumë optimist, që mund të arrijmë shpejt në marrëveshje”.

Temat e vështira

Temat më të vështira të marrëveshjes së koalicionit deri tani kanë qenë kryesisht çështjet financiare si reforma fiskale dhe kursimet në buxhet. Lidhur me këto tema nuk ka depërtuar asnjë detaj në publik.

Mbetet të shihet nëse arritja e marrëveshjes së koalicionit do të përfshijë edhe ndarjen e ministrive dhe përcaktimin e personelit përkatës, apo nëse kjo do të bëhet në një hap të dytë pasi të shpallet marrëveshja e koalicionit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…