Ishulli që shfrytëzohet prej amerikanëve goditet nga tarifat e Tumpit!

 

 

Ishulli i largët Diego Garcia në Oqeanin Indian po përballet me një tarifë prej 10 për qind. Ishulli i vendosur përgjatë rrugëve të mëdha tregtare ndërkombëtare mes Azisë dhe Afrikës, ka një bazë ajrore ushtarake amerikane dhe është i banuar vetëm nga anëtarë të shërbimeve britanike dhe amerikane.

Eksporti kryesor i tij është peshku, sipas CIA Factbook.

Territori Britanik i Oqeanit Indian është më i madhi nga rreth 60 ishuj në Arkipelagun e Chagos dhe ndodhet rreth 480 kilometra në jug të Maldiveve. Britania dhe Mauriciumi janë në proces të përfundimit të një marrëveshjeje për të ardhmen e Ishujve Chagos.

Sipas marrëveshjes së propozuar, Mauriciumi do të marrë sovranitetin mbi ishujt nga Britania, por do të lejojë që SHBA dhe Britania të vazhdojnë operimin e një baze ushtarake në Diego Garcia për një periudhë fillestare prej 99 vitesh.

Ishulli bashkohet me Ishujt Heard dhe McDonald, të cilët gjithashtu janë goditur me tarifa.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…