Kujdes! Nga 3 prilli gjobat e trafikut vijnë direkt në adresën tuaj!

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 3 prilli do të fillojë dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të veturës për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjobat do të dërgohen tek kundërvajtësit përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.

“Çka duhet të dini? Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se qytetarët kanë edhe lehtësira të cilat janë: Përfitojnë 50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor dhe kanë të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…