E rëndë: Vdes në moshë të re arsimtarja nga Malisheva, Florentina Krasniqi-Mazreku



Një humbje e madhe ka tronditur komunitetin arsimor në Malishevë, pasi është ndarë nga jeta në moshë të re arsimtarja e Artit Figurativ, Florentina Krasniqi-Mazreku.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, ku ajo punonte si mësimdhënëse. Kolektiviteti i shkollës dhe nxënësit e saj do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që tregonte ndaj edukimit, shkruan KFVA.

Në shenjë zie dhe respekti, shkolla ka vendosur të pezullojë mësimin më 1 prill 2025. Po ashtu, në orën 13:30, do të mbahet një mbledhje përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, ku do të nderohet jeta dhe kontributi i saj në arsim.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 1 prill 2025, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. Kujtimi i saj do të mbetet i paharruar!

 

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…