Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim për regjistrimin e partisë politike “Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale”. Kjo parti është iniciativë qytetare e cila udhëhiqet nga Sali Salihu. “Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar, libreza e nënshkrimeve të…