Kosovë Lajme

E rrezikshme dhe e paprecedent: VV një gjysmë hapi drejt kapjes së Kushtetueses – gruaja e Xhevdet Pozharit e para në listë

Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë ka votuar për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, derisa pritet të votohet në raundi i dytë, raporton Periskopi.

Pas raundit të parë të votimit ku kanë marrë pjesë 114 deputetë, dy kanë qenë të pavlefshme, derisa kandidatja që ka marrë më së paku vota është Benina Kusari.

Megjithatë, më se shumti vota në raundin e parë ka marrë Emine Avdyli Pozhari, e cila është bashkëshortja e analistit Xhevdet Bozhari, i cili njihet si mbështetës i madh i kryeministrit Albin Kurti.

Në raundin e parë Emine Avdyli Pozhari ka marrë 58 vota.

Pas saj është sa renditet Jonida Xhafaj me 57, Flamur Mrasori me 47 vota, Zahir Qerkini me 43 vota, Shpresa Emra me 14 vota dhe Benina Kusari me 3 vota.

Kjo është fundit është eliminuar për raundin e dytë të votimit, meqenëse kandidati që merr më se paku votat eliminohet.

Sipas procedurës, deri në arritjen e votave të nevojshme, kandidati që merr më se paku vota largohet nga gara.

Opozita dhe shoqëria civile dje kanë shprehur shqetësimet e tyre për kapjen e Kushtetueses nga VV-ja.