Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23.08.2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës në Gjakovë. Sipas Elezajt, i dyshuari ka ndërruar jetë sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar për plagët e marra nga arma e zjarrit.…