Botë Lajme

Shkon në gati 400 numri i të vdekurve nga vërshimet në Nepal

Policia e Nepalit ka thënë se numri i viktimave nga vërshimet ka shkuar në 389.

Ky ishte përditësimi më i ri i të dhënave, përderisa disa orë më parë, numri i konfirmuar i të vdekurve ishte 359, raporton televizioni BBC.

Kryeministri i shtetit aziatik, Balendra Shah, tha se përmes 60 fluturimeve të enjten u shpëtuan 573 njerëz. Ai shtoi se 13 mijë pjesëtarë të personelit të sigurisë nga ushtria dhe policia janë mobilizuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas tij, janë ngritur kampe të përkohshme dhe personave të lënduar po u ofrohet trajtim falas.

Shahu tha se fokusi i qeverisë është te shpëtimi i jetëve, kërkimi i zhdukurve dhe ofrimi i masave lehtësuese për njerëzit e prekur.