Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të gatshme… Ja çfarë duhet të dini nga deklarimet e fundit.
Në fund të marsit të vitit 2021, qeveria “Kurti II” nisi mandatin e saj të plotë – mandat të cilin po e vazhdon ende në detyrë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe 15 ministrat e tij, të gjithë kanë dorëzuar deklarimet e pasurisë këtë vit.
Sipas të dhënave në këto deklarime, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dukshëm më shumë para se kolegët e saj në llogari bankare, shkruan REL,transmeton KFVA.
Megjithatë, qysh në deklarimin e parë në vitin 2021, kur ishte emëruar ministre, Rizvanolli kishte deklaruar mbi 191 mijë euro para të gatshme.
Ajo kishte deklaruar se këto para i kishte fituar gjatë angazhimeve të saj të mëhershme si konsulente dhe ligjëruese në organizata e institucione të ndryshme, si Agjencia gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Për shumicën prej tyre, pjesa më e madhe e të ardhurave vjetore vijnë nga pagat që marrin për pozitat që ushtrojnë.
Përveç parave të gatshme, zyrtarët shtetëtorë detyrohen të deklarojnë edhe pasurinë e paluajtshme në posedim të tyre dhe të familjarëve të afërt.
Po politikanët e tjerë?
Pasurinë e tyre detyrohen ta deklarojnë edhe zyrtarë të tjerë publikë.
Në këtë listë hyjnë edhe zyrtarët e partive politike, si Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), presidentja Vjosa Osmani, si dhe Glauk Konjufca, i cili për katër vjet mbajti postin e kryeparlamentarit.
