Lajm jo i mirë për Realin

 

 

Kylian Mbappe nuk pritet të jetë titullar ndaj Barcelonës.

Barça dhe Reali sonte nga 22:00 do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit.

Vetëm pak orë para finales, “Marca” ka raportuar se trajner i Realit, Carlo Ancelotti, me rekomandimin e stafit mjekësor, ka vendosur që Mbappe të mos luajë nga minuta e parë, raporton KFVA.

Mbappe po përballet me një lëndim në nyjën e këmbës dhe nuk është rikuperuar ende.

26-vjeçari Mbappe u lëndua ndaj Arsenalit, në ndeshjen kthyese të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Ai i mungoi Realit edhe në xhiron e kaluar në La Liga.

Ancelotti pritet të luajë me Vinicius Juniorin dhe Rodrygon në sulm ndaj Barçës.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…