• Mon. Oct 13th, 2025

Ministrja Gërvalla udhëton për në New York, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Bykfvanews

Apr 8, 2025

 

 

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në New York për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas njoftimit, seanca do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në New York (21:00 në Kosovë).

Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Ministrja Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *