• Sat. Nov 22nd, 2025

Krejt çka dihet për shembjen e dheut që ndodhi dje në Veternik

Apr 6, 2025

 

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Veternik të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Richard Holbrooke”, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta KFVA.

Viktima që ka humbur jetën nga rrëshqitja e dheut është Fatlum Haradini – 40 vjeçar.Për vdekjen e tij kanë njoftuar me dhimbje familjarët, të cilët ende nuk kanë dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Ndryshe, lajmin për incidentin në Veternik e ka konfirmuar për Gazetën Sinjalin, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

Borovci ka njoftuar se i lënduari tjetër është dërguar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Policia.