Moti për sot: Shiu dhe bora trokasin njëkohësisht – përgatituni për surpriza nga qielli!

 

 

Sot parashikohet të kemi depërtimin e masave të ftohta që nga orët e mëngjesit, të cilat do të përshkohen nga një front i fuqishëm ajror.

Fillimisht do të sjellë reshje shiu, por shumë shpejt ato do të shndërrohen në reshje bore në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat e larta malore, sidomos në jug, priten mbi 20 cm reshje të reja bore. Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 15 deri në 56 km/h, raporton MeteoKosova, transmeton KFVA.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. Vlerat e larta maksimale do të regjistrohen në orët e para të mëngjesit, më pas do të pësojnë ulje të theksueshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…