by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një tragjedi tronditi mbrëmë Kaçanikun, ku pak para mesnatës, një polic u vra në hyrje të banesës së tij. Në drejtim të Muhamet Likës u shti disa herë me armë zjarri, me viktimën që ndërroi jetë çaste më vonë në emergjencën e Kaçanikut, pasi nuk iu bëri ballë plagëve të marra, raporton KFVA.
Rastin mbrëmë e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, deklaroi Veseli.
Ndërkohë, mbrëmë pas mesnate, policia në Kaçanik arrestoi një person në mes të rrugës.
Në pamjet e publikuara nga mediumi “S’je Kaçanikli Nëse…” shihet momenti kur një i dyshuar prangoset nga disa zyrtarë policorë.
Ende nuk dihet nëse arrestimi i këtij të dyshuari ka të bëjë me vrasjen e policit Lika./KFVA/
Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1.5 milion euro, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për përfaqësimin e Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh, shkruan KFVA. Rastet për të cilat është dhënë ky tender janë ai mes “AgroKosova” dhe Qendra e Mobileve Italiane me AKP’në,
Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të paguajnë dyfish. Vitin e kaluar, për të ulur numrin e turistëve që vinin vetëm për një ditë, Venecia vendosi një pagesë për hyrjen në qytet gjatë periudhave kur ka
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në. Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik. Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë
Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës). Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e