Kosovë Kronikë Policore Lajme

VIDEO/ Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës, përleshje mes pushtetit dhe opozitës!

Tensione ka pasur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku situata mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës ka eskaluar në konflikt.

Në përplasjen fizike janë përfshirë drejtori dhe pjesëtarë të stafit të kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, si dhe asamblistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në video shihet se i përfshirë ishte edhe drejtori i Kulturës, Gazmend Asllani.

Situata nuk është qetësuar as pas daljes së të përfshirëve nga salla e Kuvendit. Përplasja ka vazhduar edhe jashtë saj, duke e zhvendosur konfliktin nga hapësira ku po mbahej mbledhja.

VIDEO