Kosovë Kronikë Policore Lajme

Kapen 150 fishekë të gjuetisë në Merdare, shoferi dhe pasagjerët fillimisht thanë se s’kanë asgjë për deklarim

Të shtunën Dogana e Kosovës, ka parandaluar futjen e 150 fishekëve për gjueti, të cilët ishin të fshehur në bagazhin e një automjeti në pikën kufitare në Merdare.

Gjatë procedurave të kontrollit kufitar, zyrtarët doganorë kanë pyetur vozitësin dhe pasagjerët nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar, me ç’rast ata janë përgjigjur negativisht.

Pas kësaj, është realizuar kontrolli rutinor në bashkëpunim me Njësinë e Antikontrabandës, Njësinë e Skanerit të Doganës së Kosovës, si dhe zyrtarët policorë.

“Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së vozitësit janë zbuluar të kamufluara pesë (5) pako me nga dhjetë (10) fishekë për gjueti dhe dy (2) pako me nga pesëdhjetë (50) fishekë, me gjithsej 150 fishekë për gjueti”, thuhet në njoftim.