Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën, më 22 nëntor, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 12 gradë Celsius.