Kosovë Lajme

IHMK u rekomandon qytetarëve kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka rekomanduar që të ketë kujdes të shtuar të enjten posaçërisht.


Sipas njoftimit të IHMK’së në fillim të javës ishte parashikuar erëra të forta në lindje të Kosovës posaçërisht dhe kanë renditur masat për qytetarët.

“REKOMANDIME PËR QYTETARËT

* Të enjten rekomandohet kujdes i shtuar për shkak të erërave të forta, veçanërisht në hapësira të hapura.
* Siguroni objektet e lehta në ballkone, oborre dhe hapësira të tjera të jashtme.
* Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në rrugë të ekspozuara ndaj erës.
* Për shkak të ndryshimeve të temperaturave ndërmjet mëngjesit dhe ditës, rekomandohet veshje e përshtatshme.
* Qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet dhe përditësimet e radhës nga IHMK.”

Erëra të forta u vërejtën të enjten në mbrëmje në Prishtinë sipas raporteve.

Në Prizren gjithashtu u raportua edhe për dëme në nga erërat/gazetametro.net

NJOFTIMI